FOTO/”Tërmeti i vjedhjes zhduku 1 milionë euro nga rikonstruksionet”, PD denoncon zhdukjen...

FOTO/”Tërmeti i vjedhjes zhduku 1 milionë euro nga rikonstruksionet”, PD denoncon zhdukjen e dy shkollave në Thumanë e Borizan

155
0
Shares

Përfaqësues të Partisë Demokratike denoncuan këtë mesditë abuzimin, që sipas tyre, kap vlerën e rreth 1 milion eurove, dhe që bëhet fjalë për rikonstruksionin e dy shkollave të shkatërruara plotësisht nga tërmeti i 26 nëntorit në Thumanë dhe Borizanë.

Sipas përfaqësuesve të PD “Tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë në pah tërmetin e vjedhjes dhe korrupsionit me fondet publike nga qeveria dhe Bashkia e Krujës. Dy shkolla janë shkatërruar plotësisht në Thumanë dhe Borizanë, por dokumentet për tenderat përkatës janë zhdukur nga sistemi”.

Albana Vokshi, Çlirim Gjata dhe Dashamir Hidraliu, sekretari i degës PD Krujë, i cili humbi motrën dhe nipin në një nga pallatet e shembur në Thumanë, sollën në vëmendjen e publikut pasojat e tërmetit.

“Janë mbi 1 milionë euro të zhdukura. Në Thumanë, nga shkolla 9 vjeçare “Ramazan Jangozi” kanë mbetur vetëm një grusht tullash të thërrmuara, pasi ajo u prish me shpejtësi nga qeveria, e cila, bashkë me dokumentet e tenderit, ka zhdukur çdo gjurmë për përgjegjësit e shembjes së shkollës.

E njëjta situatë është edhe në Borizanë. Pak ditë pas tërmetit pritej inaugurimi i saj, por tani ajo është e shkatërruar. Nëse tërmeti do të kishte rënë gjatë kohës së mësimit, pasojat do të ishin katastrofike.

PD i kërkon prokurorisë të mos vonojë hetimin për këto dy shkolla fantazëm, për 1 milionë eurot e zhdukura, për këdo që ka vjedhur dhe ka vënë në rrezik jetët e mbi 700 nxënësve dhe mësuesve”, thanë ata, teksa panë nga afër situatën pas më shumë se 1 muaji nga tërmeti.

DENONCIMET E PËRFAQËSUESVE TË PARTISË DEMOKRATIKE NGA THUMANA DHE BORIZANA

DASHAMIR HIDRALIU, SEKRETAR PD, DEGA KRUJË, SHKOLLA “RAMAZAN JANGOZI”, THUMANĒ

Shkolla ka qenë dy katëshe. Rikonstruksioni i është bërë para një muaji e gjysëm. Është shembur, me datë 27 Nëntor nuk ka pasur asnjë tullë. Kështu siç është tani, e kanë pastruar e kanë mbuluar me çakull, se përse, e dinë vetë këta. Nëse do të shembej ditët kur fëmijët do të ishin në mësim, 200 fëmijë ishin këtu, do të kishim masakër. Është shembur pasi është bërë rikonstruksioni.

ALBANA VOKSHI, SHKOLLA “RAMAZAN JANGOZI”, THUMANË

Nga informacionet që ne kemi, rikonstruksioni ka kushtuar mbi 580 milionë lek, nëse shtojmë edhe fondet për kompaninë që mbikëqyr punimet, në total mbi 650 milionë lekë. Tani është një shkollë fantazëm. Nuk ekziston. Nëse tërmeti do të ndodhte ditën dhe qindra fëmijë do të ishin në shkollë, kosto humane tek fëmijët do të ishte katastrofike, shto këtu edhe mësuesit, sepse edhe mësuesve duhet t’u sigurohen kushte mësimdhënie me standarde.

Jemi këtu për të denoncuar një histori tjetër vjedhje, abuzimi financiar, korrupsioni. Shkolla 9 vjeçare Ramazan Jangozi për të cilën janë shpenzuar 650 milionë lek ose 600 mijë euro u shemb vetëm 1 muaj pas rikonstruksionit, sepse është një histori vjedhjeje dhe korrupsioni galopant, mund ta quajmë edhe një akt kriminal, ky është një akt i pastër kriminal l, sepse mund të kishte pasoja katastrofike mbi fëmijët tanë.

Tashmë kjo shkollë nuk ekziston, dokumentacioni i tenderit është zhdukur nga sistemi. Duket sikur ky proces tenderimi nuk është bërë asnjëherë. Dikush nga lart ka urdhëruar jo vetëm që të shembë brenda natës shkollën për të zhdukur gjurmët e krimit por që të zhduken të gjitha dokumentet në sistem.

Kjo është arsyeja që ne si PD nxisim prokurorinë që të kryejë hetime të thelluara mbi çdokënd që ka firmosur e vulosur që nga procesi i tenderimit të këtij rikonstruksioni të shkollës, që nga projektuesit që nga ata që e kanë kontrolluar, kolauduar, certifikuar dhe, së fundmi, e kanë marrë në dorëzim shkollën, e cila u dëmtua nga tërmeti dhe u zhduk të nesërmen me urdhër nga lart. Ne nxisim prokurorinë të hetojë, të çojë para drejtësisë çdokënd që ka cenuar jetën e fëmijëve. Çdokush duhet të shkojë para drejtësisë, çdokush që kryen një krim duhet ndëshkuar.

Partia Demokratike do të jetë në terren për të denoncuar të gjitha rastet e abuzimit dhe të vjedhjes me fondet e taksapaguesve jo vetëm të Thumanës, të Krujës por edhe taksapaguesve shqiptarë, sepse rikonstruksioni i kësaj shkolle ka qenë bashkëpunimi i Ministrisë së Arsimit me Bashkinë Krujë.

Ne do të jemi në terren, do t’i denoncojmë të gjitha këto akte abuzimi dhe akte vjedhjeje për të siguruar që të gjitha shkollat jo vetëm në zonat e dëmtuara nga tërmeti, por të gjitha shkollat në Shqipëri të jenë të certifikuara përsa i përket sigurisë së konstruksionit dhe sigurisë së ndërtesave, sepse nëse një qeveri nuk siguron dot jetën e fëmijëve duhet të bjerë dhe duhet të ikë.

DASHAMIR HIDRALIU, SEKRETAR PD, DEGA KRUJË
Shkolla tjetër këtu ngjitur është ndërtuar në vitin 2011, nuk ka luajtur asnjë suvatim. Ka kushtuar më pak se rikonstruksioni i kësaj.

ÇLIRIM GJATA, SEKRETAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE PD, BORIZANË
Shkolla e mesme e bashkuar e Fshatit Borizanë, është shkollë fillore dhe e mesme, ka pasur rreth 300 nxënës, nga mosha 6 deri në 18 vjeç. Zoti i ka shpëtuar nga një masakër tjetër, sepse tërmeti nuk ka qenë në orët e ditës. Ka të njëjtën specifikë si në Thumanë ku u zhdukën gjurmët, është rikontsruktuar rreth 550 mijë euro. Pak ditë përpara inaugurimit, ka ndodhur tërmeti dhe tani është jashtë funksionit. Duhet të bëhet nga e para, sepse është e rrezikshme për jetën e fëmijëve.

Fakti flet vetë për korrupsion dhe abuzim. 615 milionë lekë rikonstruksion të ikura brenda ditës dhe të dala jashtë funksionit. Çfarë rikonstruksionesh bëhen, thjesht fasadë, lyerje me bojë, kjo është e papranueshme.

Është rrezikuar jeta e fëmijëve këtu. Do të ndodheshim përpara një katastrofe të tmerrshme humanitare.
Korrupsioni duhet të hetohet nga prokuroria, nga i pari deri tek i fundit. Në qoftë se në Thumanë ishin zhdukur gjurmët këtu si duket e kanë pasur të pamundur. Atje u shemb ndërsa këtu është jashtë funksionit. 615 milionë lek jashtë funksionit. Dikush duhet të përgjigjet.

ALBANA VOKSHI, BORIZANË
Shkolla e mesme e bashkuar e Borizanës e cila sot është me dyer të mbyllura dhe mbi 500 fëmijë sot mësojnë në Fushë Krujë ose në Thumanë, shkolla e zhdukur tashmë e kthyer në një shkollë fantazëm e Thumanës, Bubqit, shkollat e tjera të cilat janë shndërruar tashmë në rrënoja apo u është vënë shiriti i mbylljes, janë pasoja jo të tërmetit, por të tërmetit të hajdutërisë dhe korrupsionit galopant. Këto shkolla të mbyllura apo shkollat e rrënuara të shkatërruara e kanë rrëzuar propagandën e Edi Ramës, Artur Bushit dhe kryetarëve të tjerë të bashkive dhe qeveritarëve të ngjashëm të tyre.

Këto shkolla janë dëshmi se me propagandë, me ngjyra të ndezura nuk sigurohet dot jeta e fëmijëve, ndaj e përsëris apelin, duhet hetuar dhe çdokush që ka cenuar jetën e fëmijëve duhet të shkojë përpara drejtësisë dhe duhet të dënohet.

Nëse prokuroria nuk heton në kohën e duhur në raste të tjera fatkeqësish kostoja humane do të jetë shumë herë më e madhe. Apeli ynë është të mbrojmë jetën e fëmijëve, të mbrojmë të ardhmen tonë.

Dy vjet pas fillimit të procesit të vetingut 223 gjyqtarë e prokurorë kane kaluar skanerin për pasurinë, pastërtinë e figurës dhe përgatitjen profesionale.

Komiteti Shqiptar I Helsinkit ka monitoruar të gjithë procesin e vetingut prej fillimit të tij dhe konstaton se ai po ecën me ritme të ngadalta pasi vetëm 27 % e subjekteve kanë kaluar fazën e pare.

Nga analiza e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit rezulton se pas dy viteve janë larguar nga sistemi I drejtësisë 125 gjyqtarë e prokurorë. 83 magjistratë janë shkarkuar nga Komisioni I Pavarur u Kualifikimit, ndërsa 42 janë larguar pasi kanë dhënë dorëheqjen apo kanë dalë në pension. KPK ka shkarkuar 50 gjyqtarë, 31 prokurorë dhe 2 ndihmës ligjorë.

Ndër arsyet e shkarkimit dominon pasuria e pajustifikuar, pasi 35 magjistratë janë shkarkuar për këtë; 1 magjistrat është shkarkuar për kriterin e pastërtisë së figurës dhe 47 janë shkarkuar për më shumë se një kriter.

2 vjet pas fillimit të vetingut; 97 magjistratë kanë kaluar të gjitha verfikimet e janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni I Pavarur I Kualifikimit; 40 prej tyre janë gjyqtarë dhe 48 janë prokurorë.

Ndërsa në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit janë kryer 102 ankime. Pjesën më të madhe të ankimeve në Kolegj e kanë bërë vetë subjektet e rivlerësimit, 73 raste; ndërsa Komisioneri Publik ka ankimuar 29 vendime të shkallës së parë, KPK.

Që prej fillimit të punës Kolegji I Posaçë I Apelimit ka dhënë 46 vendime. Në 32 raste KPA ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe vetëm në 9 raste Kolegji e ka ndryshuar këtë vendim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY