Kryeministri Edi Rama ka hyrë në burg sot, me rastin e Vitit të Ri. Së bashku me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Rama shkoi në Burgun e Grave në Tiranë dhe bashkëbisedoi me të dënuarat. Kjo vizitë erdhi pasi qeveria amnistoi 56 gra me rastin e fundvitit: 28 u liruan menjëherë dhe 28 të tjerave iu ul dënimi.
Me kete rast, kryeministri Rama u premtoi grave qe do te qendronit ende ne burg, se do të bënte çmos për t’ua lehtësuar kushtet e qendrimit.
Mes te tjerave, Rama ka deklaruar sot ne kete takim se tashmë duket si gjysmë prift dhe gjysmë hoxhë.
“Faleminderit për këtë emocion e këtë shkembim fjalësh në këtë shesh që është i paharrueshëm për të gjitha ju, por mbreslënës edhe për mua. Ju thashë që në një moment tjetër pas vitit të ri do rikthehem për të diskutuar, por në një ambient më të ngrohtë që edhe ju ta keni më të lehtë për të folur, e unë me ktë pamjen time prej gjysmë prifti e gjysmë hoxhe besoj do jetë edhe më e lehtë për ju që të rrëfeheni pa kamera”.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/861525344290233/?t=0
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/