Vendimi i qeverisë, nga Janari gjyqtarëve u hiqen pasaportat VIP

Vendimi i qeverisë, nga Janari gjyqtarëve u hiqen pasaportat VIP

156
0
Shares

Me nje vendim të qeverisë, nga janari 2020 gjyqtarët nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit me pasaporta shërbimi sipasojë e një vendimi të qeverisë të datës 12 qershor 2019.

Vendimi shtrin efektet tek gjyqtarët e shkallës së parë dhe të Apelit dhe është lënë në fuqi nga Apeli Administrativ të datës 27 dhjetor 2019.

Vendimi i qeverisë u padit nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë që kërkonte shfuqizimin e vendimit që u hiqte të drejtën togave të zeza për tu pajisur me pasaporta shërbimi pas datës 31 dhjetor 2019.

Palë e paditur ishte Këshilli i Ministrave që mbrojti vendimin. Në përfundim të shqyrtimit të çështjes Apeli Administrativ rrëzoi padinë.

Ky vendim parashikon që pasaportat e shërbimit të gjyqtarëve të lëshuara para datës 14 qershor 2019 humbin vlefshmërinë më datë 31 dhjetor 2019.

Urdhri i qeverisë në pikën 14 parashikon që subjektet që janë pajisur me pasaporta diplomatike apo shërbimi përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse deri në datën 31 dhjetor 2019.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY