“Qeveria penalizoi personat me aftësi të kufizuar”, PD: Mospagimi i tyre në...

“Qeveria penalizoi personat me aftësi të kufizuar”, PD: Mospagimi i tyre në fundvit është shkelje ligjore

102
0
Shares

Partia Demokratike ka risjellë dhe njehere ne vemendje fondet për shpërblimet për festat e fundvitit, ku kujtojmë se vetëm për pensionistët ishte nga 50 mijë një vit më parë, në 30 mijë kete vit.

Oriola Pampuri, ka kapur nje aspekt tjeter, te cilen sipas qeveria ka harruar ta kategorizojë për shpërblim.

Sipas saj,  Qeveria penalizoi këtë fundvit edhe personat me aftësi të kufizuar, specifikisht, personat e verbër. Pampuri thotë se pagesa e tyre eshte detyrim ligjor, ndersa mospagimi do te perbente nje shkelje ligjore.

“Jeta e personave me aftësi të kufizuar është vështirësuar vitet e fundit, falë politikave sociale të ndertuara nga qeveria, në disfavor të tyre. Në takime të shumta që kam patur me ta, jam njohur me të gjitha vështirësitë dhe diskriminimin me të cilët ata përballen cdo ditë të jetës së tyre, sikur të mos I mjaftonte vështiresia që kanë dhe pengesat që ajo u sjell. Këtë fakt e ka vënë në pah dhe Komuniteti Special I Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, I cili e vlerëson të papranueshme dhe të rëndë punën e qeverisë dhe situatën aktuale të këtyre personave në Shqipëri. Këtë fundvit kjo kategori u penalizua duke mos I paguar pagesën e fundvitit, e cila është detyrim ligjor, dhe e kundërta, pra mospagimi është shkelje ligjore. Madje edhe reforma e ndërmarrë me VKM 380 të datës 5.06.2019, ka në focus të ulë pagesat në masën 27 % të buxhetit për PAK.

Të mos paguash apo shpërblesh personat me aftësi të kufizuar, në prag të festave duke I diskriminuar përballë atyre pak kategorive për të cilët u menduan shumë t’I vendosnin një shpërblim tallës e qesharak, sic ishte shpërblimi I pensionistëve, është si të vendosësh barrierë në rrugën e vështirë që kjo kategori përzgjedh të përshkojë. Kjo qeveri nuk kurseu as këta persona, ndërkohë, është e kujdeshme e nuk harron kurrë të shpërbleje me 150 milion dollare, oligarkët, miqtë besnikë të xhepave të tyre”,-eshte shprehur Pampuri.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY