FOTO/Gjendet e pajetë shqiptarja në Francë, nënë e një djali 3 vjeç,...

FOTO/Gjendet e pajetë shqiptarja në Francë, nënë e një djali 3 vjeç, tatuazhi që e identifikoi

117
0
Shares

Një vrasje e tmerrshme ka ndodhur në Francë, me protagoniste per fat te keq një shqiptare.

37-vjeçarja shqiptare u gjet pajetë në një pyll në Francë. Bëhet fjalë për Brunilda Kovaçin nga Berati, e cila sipas mediave franceze ishte punonjëse seksi. E reja u gjet e vrarë në një park në Mougins. Trupi i saj ishte pjesërisht i djegur dhe i zhveshur.

Sipas grupit hetimor, ndër shenjat dalluese që çuan në identifikimin e viktimës, ishte një tatuazh në krahun e saj, me emrin e një mashkulli shqiptar.

“La provence” shkruante se një person është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa nuk dihet nëse është një nga klientët e 37-vjeçares, apo tutori i saj. Aktualisht policia po heton.

Kanë qenë familjarët e viktimës ata që kanë kontaktuar me “BalkanWeb” ndërsa apelojnë për ndihmë, pasi në Francë aktualisht ndodhet djali i saj i mitur, 3 vjeç. Familja nga Berati tregon se lajmin e kobshëm e kanë marrë vesh nga mediat shqiptare, të cilat publikuan dje lajmin.

vijon…

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY