Dita e nesërme pritet të jetë e edhe më e ftohta deri tani pasi temperaturat priten të zbresin nën 0ºC edhe ën zonat e ulëta..
Në këtë mënyrë në relievet malore temperaturat minimale pritet të arrijnë deri në -5ºC, në ato të ulëta -3ºC ndërsa në ato bregdetare 0ºC, raporton IGJEUM.
Edhe temperaturat e mesditës pritet të jenë të ftohta me vlera deri në 4ºC në relievet malore ndërsa në zonat e ulëta dhe ato bregdetare nuk do të kalojnë vlerat prej 11ºC, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat mesatare në relievet malore në lindje të vendit.
Tek temperaturat e ulëta ndikim do të ketë gjithashtu edhe era e cila do të fryjë relativisht intensive me shpejtësi mesatare 5-8m/s dhe drejtim nga kuadrati i veriut.
Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës arrin shpejtësinë 15-25m/s.
Për tu theksuar është se ditët në vijim pritet që temperaturat të vijojnë të zbresin duke bërë që mëngjeset të jenë të acarta dhe mesditat të ftohta me temperatura të cilat në vlerat minimale pritet të arrijnë deri në -8ºC në zonat malore ndërsa ato të mesditës nuk do ti kalojnë vlerat prej 8-10ºC.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/