Një shkëmbim me armë zjarri ndodhi mengjesin e sotëm në kufirin me Greqinë, duke lënë një polic grek të plagosur lehtë.
Sipas informacioneve, perplasja ndodhi mes policisë greke dhe një bande hajdutësh të cilët po përpiqeshin të kalonin kufirin në mënyrë ilegale.
BW ka mësuar emrat e dy shqiptarëve, (mes te tjerëve) që u arrestuan pas shkëmbimit të zjarrit, në tentativë për të hyrë në tokën shqiptare.
Në pranga ka rënë 46-vjeçari Sulo Ismaili, nga fshati Janjar i Sarandës, i cili ka bërë rezistencë të fortë, duke plagosur dhe njërin prej policëve grekë. Ai rezulton me precedentë penalë në Sarandë dhe në Greqi, për grabitje. Gjithashtu, në pranga ka rënë dhe djali i tij, E. Ismaili, 16 vjeç.
Banda mesohet se vidhnin kafshë të ndryshme në Greqi dhe i prisnin ose i sillni të gjalla drejt Shqipërisë.
//DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/