Zbardhet përplasja me armë në kufirin me Greqinë, një efektiv i plagosur

Zbardhet përplasja me armë në kufirin me Greqinë, një efektiv i plagosur

130
0
Shares
Foto Ilustruese

Janë mesuar detajet e para nga shkëmbimi me armë i ndodhur në kufirin greko-shqiptar, ku raportohet se ka mbetur dikush i plagosur.

Sipas mediave greke, gjarja ka ndodhur në Agio Nikola, Filat të Igumenicës, teksa policia greke ka pikasur një grup prej 5 personash, që po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë.

Në ndjekje të tyre u vu skuadra e OPKE, sektori kundër narkotikeve dhe dy skuadra të policisë kufitare, ndersa grabitësit kanë hapur zjarr ndaj policisë.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, tre prej autorëve kanë arritur të kalojnë në tokën shqiptare, në një zonë pyjore, por dy prej tyre janë kapur. Ata janë shqiptarë, 16 dhe 46 vjeç, ku ky i fundit ka vijuar rezistencën e fortë ndaj policisë, duke plagosur lehtë njërin prej tyre.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky grup ishte organizuar 4 muajt e fundit për grabitje kafshësh në zonën e Filatit, Igumenicë. Ata hynin ilegalisht në Greqi nga mali dhe pasi vidhnin kafshë, i transportonin ato të gjalla ose të vrara me mushka drejt Shqipërisë, ku i shisnin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY