FOTO DOKUMENT/ Enver Hoxha dhe Spiro Moisiu vendosnin: Dushan Mugosha vendimmarrës i...

FOTO DOKUMENT/ Enver Hoxha dhe Spiro Moisiu vendosnin: Dushan Mugosha vendimmarrës i Brigadës së Parë

102
0
Shares

Studiuesi dhe historiani Kastriot Dervishi publikon një dokument, i cili në formë urdhri i drejtohej Brigadës së Parë dhe i kërkohej gjatë luftës, të njihte dhe pranonte autoritetin vendimmarrës të Dushan Mugoshës (Sali Muarati).
Sipas Dervishit një pyetje e thjeshtë sipas së cilës “Pse qëndronte akoma në Shqipëri, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi. Pse duhej të ishin vendimmarrës ata në Shqipëri dy a tri vjet pasi formuan PKSH-në?”, mund të bëhej pas njohjes me këtë dokument.
“Ky është dokumenti që autorizonte Dushan Mugoshën (Sali Murati) të ishte vendimmarrës në Brigadën e Parë komuniste. Dokumenti në fjalë nuk gjendet në arkivat shqiptar, por në Arkivin e Partisë Komuniste Jugosllave. Një pyetje e thjeshtë do ishte vetëm kjo: Pse qëndronte akoma në Shqipëri, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi. Pse duhej të ishin vendimmarrës ata në Shqipëri dy a tri vjet pasi formuan PKSH-në?”, shkruan Kastriot Dervishi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY