“Veliaj i rikonstruktoi pa asnjë transparencë”, PD: Prokuroria të hetojë për vjedhje...

“Veliaj i rikonstruktoi pa asnjë transparencë”, PD: Prokuroria të hetojë për vjedhje në shkollat e dëmtuara nga tërmeti

76
0
Shares

Përveç dëmeve te shumta ne banesat e qytetarave, tërmeti i 26 Nentorit demtoi dhe godinat e institucioneve publike sikurse dhe kopshte dhe shkollat.

Partia Demokratikie ne nje reagim të fundit, thotë se tërmeti zbuloi në Tiranë vjedhjen me fondin për rikonstruksionin e shkollave dhe kopshteve. Përfaqësuesit e kesaj force politik , Orjola Pampuri dhe dhe pedagogu Ndriçim Mehmeti i Departamentit të Arsimit, denoncuan mungesën e transparencës nga Bashkia e Tiranës për gjendjen reale të shkollave dhe kopshteve.

Orjola Pampuri ishte në kopshtin 42, i rikonstruktuar me bujë 4 vjet më parë nga Erion Veliaj, ndërsa Ndriçim Mehmeti ishte tek shkolla “Kongresi i Lushnjës”, për të cilin Erion Veliaj tha se pas rikonstruksionit, ishte kthyer në një nga shkollat më të mira të Tiranës, ndërsa tani ka dy akte ekspertimi që kundërshtojnë njëri-tjetrin për sigurinë e ndërtesës.

Realiteti tregoi se gjithçka është propagandë dhe fasada u rrëzua, fatmirësisht, në një orë, kur fëmijët nuk ishin në shkollë apo në kopësht.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kërkuan nga Prokuroria të hetojë pa vonesë për të vënë para drejtësisë këdo që, përmes vjedhjes dhe abuzimit, ka vënë në rrezik jetën e fëmijëve, që nga Erion Veliaj, tek ndërtuesit dhe ata ata që kanë marrë në dorëzim objektet me cilëso të dobët.

PD kërkoi riverifikimin e të gjitha shkollave dhe kopshteve të Tiranës duke përfituar edhe nga boshatisja e shumicës prej tyre gjatë pushimeve dimërore.

ORJOLA PAMPURI, KOPSHTI 42

Tërmeti i një muaji më parë ka dëmtuar disa shkolla dhe kopshte në Tiranë. Një ndër ta është kopshti 42, ku gjendemi. Tani ai është i mbyllur, pa fëmijë brenda, sepse, siç na kanë njoftuar prindrit, ekziston një akt që thotë se kopshti nuk mund të frekuentohet nga fëmijët dhe edukatorët. As prindërit, as edukatorët nuk janë lejuar të shikojnë kopshtin nga brenda, duke mos bërë asnjë transparencë për gjendjen e tij. Akt eskpertimi nuk jep asnjë informacion për kopshtin e rikonstruktuar 4 vite më parë sipas nismës propagandistike të Bashkisë së Tiranës “Adopto një kopësht”.

Ka qenë vetë Erion Veliaj, i cili ka ardhur dhe ka inauguruar kopshtin, duke trumbetuar se kopshti është me standarde të larta dhe me kushte shumë të mira për fëmijët. 4 vite më pas kopshti është i mbyllur, jofunksional nga dëmtimet pas rikosntruksionit propagandistik dhe në kushte jo të mira. Të abuzosh me fondet publike, të abuzosh me jetët e fëmijëve, është një krim i dyfishtë. Bashkia e Tiranës dhe qeveria fshehin informacionin se kush e ka kolauduar kopshtin, me sa fonde është rikonstruktuar dhe, mbi të gjitha, nuk ka ansjë person nën hetim për atë çfarë ka ndodhur me këtë kopësht.

Zhvendosja e fëmijëve nga këtu tek kopshtet e tjera, është kosto për prindrit, rritja e numrit të fëmijëve në kopshtet e tjera është edhe më shqetësuese, por çfarë është më e rëndësishme është nisja e hetimit për të gjithë ata persona përgjegjës, duke nisur nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili e inauguroi me zhurmë të madhe, tek kolauduesit dhe rikonstruktuesit e kopshtit.

NDRIÇIM MEHMETI, SHKOLLA “KONGRESI I LUSHNJËS”

Jemi këtu para shkollës “Kongresi i Lushnjës”, një nga shkollat që ka patur problematika gjatë lëkundjeve të tërmetit në datën 26 nëntor. Problematika që ajo ka është vërtetuar nga 2 akt ekspertiza. Aktekspetiza e parë, e cila thotë që kjo shkollë duhet të pezullonte menjëherë mësimin, më vonë del një akteskpertim i dytë, që thotë se kjo shkollë duhet të vazhdojë mësimin. Këtu nuk kemi siguri, nëse jeta e fëmijve gjatë shkollimit është i sigurtë. E njëjta gjë ndodh edhe në shkollën “Emin Duraku”, e cila ka patur më shumë se 3 akt ekspertimi, që kundërshtojnë njëra-tjetrën.

Pra, Instituti i Ndërtimit nuk ka akoma një sqarim publik se çfarë do të bëhet në këto shkolla. Kjo tregon hapur papërgjegjshmërinë e Bashkisë së Tiranës, të Ministrisë së Arsimit dhe të qeverisë, për të marrë masat e nevojshme që shkollimi dhe mbarëvajtja e procesit mësimor të jetë sa më e mirë. Një nga kushtet kryesore është padyshim siguria fizike e fëmijëve.

Është rasti për t’i bërë thirrje bashkisë dhe qeverisë të rikontrollojë edhe një herë shkollat tani që janë pushimet. Të shohë çfarë mund të rregulolohet në këto shkolla dhe në rast të kundërt, të trasnferoj ëfëmijët në shkolla më të sigurta për një process mësimor sa më të sigurtë. Është kjo mundësia që jo vetëm të bëhet transparencë për të gjtiha dëmet që janë bërë, por të bëhët publik edhe kostoja që duhet paguar përsëri për rikonstruksionin e këtyre shkollave.

Shkolla Kongresi i Lushnjës ëstë rikonstruktuar në datën 21 mars 2017 me një bujë të madhe nga politikanët, përfshi parlamentarë, qeveritarë, ministrja e arsimit të kohës dhe kryebashkiaku Veliaj. Është koha për transparencë dhe llogaridhënie, jo për t’u fshehur pas akteve korruptive.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY