Mjeko Grei Malo, i cili shpëtoi nga rrënojat e tërmetit të riun Klajdi Qato është vlerësuar nga Presidenti Ilir Meta me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”.
Ka qënë Presidenti Ilir Meta, i cili e ka dhene kete lajm në rrjetin e tij social ‘Facebook’, duke shperndare gjithshtu dhe fotot me qendren vullnetare të Emergjencave Civile.
“Me nderim dhe mirënjohje të thellë, pata sot privilegjin të vlerësoja me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, mjekun hero Grei Malo, i cili zbriti në terren menjëherë pas goditjes së tërmetit tragjik të 26 nëntorit, duke hyrë nën rrënoja e shpëtuar jetë njerëzish në të gjitha zonat e dëmtuara, dhe spikati me kontributin e tij të veçantë humanitar si anëtar i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile, për shpëtimin e të riut Klajdi Qato.
Mirënjohje Grei Malos që dha një shembull të jashtëzakonshëm të sakrificës dhe profesionalizmit, duke na bërë krenarë dhe gëzuar respektin e të gjithë shqiptarëve! Mirënjohje të gjithë anëtarëve të Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile!”, shkruan Meta.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/