Meta bën një ‘kthesë’, publikon mesazhin që i del në krah Ramës

Meta bën një ‘kthesë’, publikon mesazhin që i del në krah Ramës

120
0
Shares

“Kam folur disa herë me zotin Rama gjatë vitit të kaluar”. Kështu e nisi Presidenti Ilir Meta rrëfimin për bisedat që ka pasur me kreun e qeverisë për temën e nxehtë të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. I pyetur në emsiojin “360 gradë” në Ora Neës, Meta tha se i ka kërkuar Ramës të mos përfshihet në këtë çështje.

“Kam folur disa herë me Ramën për këtë çështje. I kam thënë: “Nuk është detyra jonë të mbajmë qëndrime të cilat na krijojnë probleme në raport me Kosovën. Vendi i fundit në botë që mund të vërë në diskutim integritetin e Kosovës është Shqipëria. Ndaj i kam thënë: “Mos u përfshi në këtë çështje”. Ai më ka thënë që “nuk jam përfshirë”.

Më pas ai fatkeqësish më solli si ministër të jashtëm një kandidaturë të papranueshme për mua që ishte shprehur më herët për ndryshimin e kufijve. Mua Rama më tha “nuk jam përfshirë”. Nuk e di sa i sinqertë ka qenë.

Kosova ka qenë e drejtë në raport me Shqipërinë ndërsa anasjelltas jo. Pse duhet të behet presion kaq i madh ndaj Kosovës dhe pse duhet të përdoremi ne për ti bërë presion Kosovës. Në mbështetim dialogun dhe ata dhe janë institucionet atje që duhet të gjejnë një zgjidhje. Tani ti do të bësh protagonizmin bëje. Nuk të ndalon njeri” – tha Meta.

Për takimin në presidencë me Alexandër Soros, djalin e George Soros në të njëjtën ditë që në Tiranë zhvillohej takimi i tretë i minishengenit ballkanik, Ilir Meta thotë se ka qenë thjesht rastësi. Në studion e “360 Gradë” në RTV Ora, Meta tha se takimi nuk ka pasur asnjë lidhje me minishengenin. Sipas tij, takimi ka qenë zyrtar, i kërkuar nga Soros, dhe fokusi kryesor ka qenë kapja e sistemit të drejtësisë dhe Gjykata Kushtetuese.

“E dramatizuat mjaft këtë takim. Po e relaksoj pak. Që Ilir Meta të dorëzohet kjo është pak si me hile, por që Ilir Meta të ketë frikë të takojë dikë dhe t’ia thotë publikisht atë që mendon pasi ja ka thënë publikisht e ka për detyrë apo jo?

Aq më tepër kur dikush e kërkon një takim me insistim dhe aq më tepër kur unë kam thënë edhe kur kam bërë akuzat në lidhje me kapjen e sistemit në korrik që është i mirëpritur në Shqipëri për çdo gjë, por jo për këto gjëra.

Nëse ti ndikon për kapjen e shtetit, të i kundërtën e asaj që predikon, këtu ka përplasje. I kam shprehur mendimet e mia për kapjen e drejtësisë, i kam sqaruar edhe situatën më të fundit për Gjykatën Kushtetuese, për çështjet e tjera që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes dhe mediat dhe së treti për shoqërinë civile.

U diskutua dhe për situatën e tërmetit, e ngriti zotëria. Nuk ka pasur asnjë diskutim për minishengenin. Ka qenë takim i kërkuar, edhe në gusht por s’kam qenë këtu. Ka qenë takim zyrtar” – tha Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY