Rrezohet bypassi i Tepelenes, 2 km rruge-20 milione euro

Rrezohet bypassi i Tepelenes, 2 km rruge-20 milione euro

201
0
Shares

Ne by passin e Tepelenes eshte rrezuar nje pjese e tij duke deshmuar cilesine e ulet te punimeve per nje rruge 2.3 km qe kushton 24 milione euro.

Personat pergjegjes aty nuknkane lejuar te filmojne renien e rruges.

Postimi i ish deputetit Tritan Shehu:

Censure dhe agresivitet ndaj gazetareve per te fshehur “avullimin” e miliona E ne Rrugen e Tepelenes.
Akoma pa perfunduar rrezohet nje pjese e investimeve aty, duke zbuluar ate realitet shperdorues.
Mashtrimi i pare eshte termi “By pass” i Tepelenes, kur eshte vetem riparim e zgjerim deri me total 10,5 m i rruges ekzistuese me dy korsi se bashku me trotuaret, per 2,3 km gjatesi, me nje shpenzim prej 24,5 M E.
Ndersa By pass i vertete i Fierit, autostrade me 4 korsi, qe e investon Banka Europine kushton vetem 2,2 M Euro per km, llogarite bejini vete.
Nderkaq prej dy ditesh ka nje rrezim dhe te asaj qe po ndertohet kaq shtrenjte, kur ne Tepelene nuk ka rene asnje Termet natyror, pervecse atij Termeti biologjik, qe ben cudira aty!
Eshte e detyrueshme te behet trasparente se cfare po ndodh me keto shpenzime te fryra disa here, por qe perseri japin nje produkt shume larg niveleve te cilesise e sigurise minimale.
Ashtu sic eshte e domosdoshme te ndiqen penalisht agresoret dhe porositesit e tyre ndaj gazetareve, rembimit te mjeteve te punes se tyre kur po tentonin te filmonin, gje per te cilen ata kane bere denoncimet perkatese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY