Qeveria me projektligj të veçantë për policinë, mbi 55 vjeç përfiton 50%...

Qeveria me projektligj të veçantë për policinë, mbi 55 vjeç përfiton 50% të pagës

103
0
Shares

Qeveria ka miratuar me ane te nje projektligji uljen e moshës mesatare në Policinë e Shtetit, ndërsa në janar pritet të shqyrtohet në Parlament.

Projektligji u garanton trajtim financiar punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët duan të largohen nga radhët e uniformave blu përpara daljes në pension të plotë pleqërie.

Çdo efektiv që ka mbushur 55 vjeç dhe plotëson 30 vite vjetërsi në shërbim mund të përfitojë 50% të pagës mujore neto, në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës.

E njëjta mundësi vlen edhe për punonjësit e Gardës së Republikës dhe ato të Shërbimit për Çështjet e Brendshme, ndërsa trajtimi financiar përfitohet me kërkesë të punonjësit ose të titullarit të institucionit. Më pas, kjo kërkesë duhet të marrë miratim nga një Komision i Posaçëm.

Megjithatë, burimet sipas a2cnn, thane se efektivët që do të zgjedhin të largohen duke përfituar në vazhdim gjysmën e pagës do të kenë detyrimin të aktivizohen në shërbim deri në 700 orë në vit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY