Marrëveshjet për qeverinë/Pas Kurtit, flet dhe Mustafa, prezanton ofertën e tij për...

Marrëveshjet për qeverinë/Pas Kurtit, flet dhe Mustafa, prezanton ofertën e tij për Vetvendosjen

86
0
Shares

Pas mbledhjes së kryesisë së partisë, ka folur para mediave i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Mustafa ka thënë se edhe nëse LVV nuk janë të pajtimit që të pranojnë kushtet e Lidhjes Demokratike, ata do të votojnë propozimet e tyre për të përmbyllur seancën konstituive, shkruan Gazeta Express.

“Ne sot e kemi një ditë të rëndësishme e kemi konstituimin e kuvendit të Kosovës, unë e kisha mbledhjen e kryesisë së LDK-së, për të trajtuar përgatitet për kuvend, ne mbesim edhe më tutje të përkushtuar që vendit ti japim zgjidhje në këto momente, jemi të gatshëm që të ofrojmë zgjidhje edhe në të ardhmen”, ka thënë lideri i LVV-së.

Mustafa ka treguar se janë dakorduar në parim me LVV që ndarja e qeverisë të bëhet proporcionalisht, duke treguar për ofertën që kanë vënë në tavolinë të diskutimit me Albin Kurtin.

“LDK është dakorduar që qeveria të ndahet proporcionalisht, pesë ministri për LDK dhe për VV si partnerë kryesorë qeverisës kryeministri dhe një zëvendëskryeministër ti takojë LVV dhe ne asnjë rast nuk e kemi shtruar çështjet. Ndërkaq zëvendëskryeministri i parë dhe kryetari i kuvendit t’i takojë LDK-së.

LDK propozon kandidatin për president i cili plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret kushtetuese dhe ne besim pas asaj se pas zgjedhjes së presidentit që do të përkrahet nga VV asaj ti ipet ose LVV të merr një ministri nga LDK dhe me këtë proporcioni në ministri të mbetet 6 me 4.Ne kemi llogaritur se në të gjitha këto variante LVV do të ketë më shumë pozita sepse tani do të ketë 7 pozita qeveritare, dhe dy nënkryetarë të kuvendit, ndërkaq, më vonë kur do ta bënimin zëvendësimin me president, ne do të mbesim me 7 pozita ndërkaq LVV do të ketë 10 pozita përfshirë ministrinë që do të bartet”, thotë ai.

Mustafa ka thënë se janë dakorduar në kryesi, që edhe pa marrëveshje t’i votojnë nominimet e VV-së për kryetar të Kuvendit.

“Nëse LVV nuk është gati për këtë marrëveshje dhe e sheh LDK si pengesë atëherë unë po deklaroj sot se LDK është e gatshme që të heq dorë nga të gjitha pozitat duke ia lënë këto LVV pra LDK shpreh gatishmërinë që të votojë me çdo kusht 28 deputetë, shprehim gatishmërinë që të votojmë kryetarin e kuvendit, pa LDK-në, nëse ata nuk janë të gatshëm, ne jemi shumë të interesuar që çështja e qeverisë dhe çështja e institucioneve të zgjidhet”, ka thënë ai./GazetaExpress/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY