DETAJE/Sekuestrohet drogë në zonën e Freskut në Tiranë, 27-vjeçarit i zbulohen dhe...

DETAJE/Sekuestrohet drogë në zonën e Freskut në Tiranë, 27-vjeçarit i zbulohen dhe municione luftarake

129
0
Shares

Policia ka finalizuar  një tjetër operacion për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla dhe të municionit luftarak.

Operacioni e kishte qendren ne Tirane dhe burime zyrtare bene me dije se janë sekuestruar lëndë narkotike, municion luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës.

Lidhur me operacionin, në pranga ka rene një 27-vjeçar që posedonte dhe tregtonte lëndë narkotike dhe municion luftarak, konkretisht – S. S., 27 vjeç, banues në Zall – Bastar, Selitë, Tiranë.

“Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 4 Tiranë janë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi S. S. tregtonte lëndë narkotike cannabis sattiva për shtetas të ndryshëm, përdorues të saj, në zonën e Freskut, Tiranë, si dhe tregtonte municion luftarak.

Mbi bazën e këtyre informacione u organizua puna për kapjen e tij në flagrancë. Nga kontrolli i ushtruar ndaj shtetasit S. S., në rrugën “Qemal Deliu”, është gjetur një sasi lënde, e dyshuar cannabis sattiva. Menjëherë është ushtruar kontroll në banesën e tij, në rrugën “Muhamed Deliu”, ku është gjetur dhe një qese e mbushur me lëndë të dyshuar cannabis sattiva, gjithsej 836.6 gramë“,-sqaron policia.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas kishte dhe një banesë në fshatin Selitë, Tiranë dhe nga kontrolli në këtë banesë janë gjetur dhe sekuestruar 40 kuti kartoni të mbushura me fishekë luftarak, 8 karikatorë ( gjithsej 1 318 fishekë) dhe fitil zjarrpërcjellës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Mbajtja pa leje armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY