Nëse e ndjetë, ky mëngjes ishte pak më i ftohtë se i ditëve që lamë pas. Ditët e fundit të 2019 do të jenë sjellin që temperaturat të ulen ndjeshëm.
Sipas meteoalb orët e para të ditës do të jenë me kthjellime dhe vranesira te lehta ne territorin shqiptar. Ndërsa në orët e mesditës dhe në vijim pritet që vranësirat të shtohen ne skajin verior dhe jugor por pa rrezikuar rreshje.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mengjes, por do të rriten në mesdite duke u luhatur -4°C deri ne 14°C.
Edhe të premten, 26 dhjetor, vendi yne do të vijojë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme të motit, ku kthjellimet do të mbizotërojnë territorin përjashtim bejne zonat malore ku vranësirat jane te shpeshta. Pritet qe edhe oret e natës të mbeten kryesisht me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në mëngjes dhe në mesdite duke u luhatur -5°C deri ne 12°C. Era do fryjë e lehte në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindore duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.
Të shtunën më 28 dhjetor territori shqiptar gjatë paradites do të mbetet në kushte të qëndrueshëm. Por orët e pasdites dhe mbremjes shtojne vranësirat, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore duke sjellë rreshje te pakta dëbore në zonat verilindore dhe juglindore të vendit.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/