Asnjë mesazh për Alketën dhe Verën, Arilena është e qartë në falenderimet...

Asnjë mesazh për Alketën dhe Verën, Arilena është e qartë në falenderimet për bashkëpunëtorët e saj

118
0
Shares

Këngëtarja Arilena Ara ka marrë kohë që pas festivalit të urojë të gjithë bashkëpunëtorët e saj që e ndihmuan për këngën dhe performancën në Festivalin e Këngës.

Arilena konkurroi me këngën “Shaj”, këngë e cila i solli fitoren prej se ciles pati polemika.

Në debat u përfshi edhe Alketa Vejsiu, e cila tregoi publikisht mbështetjen për Elvanën, ndërsa në prapaskenë përflitet se ka një sherr mes saj dhe Vera Grabockës për këtë çështje.

Po ashtu, Alketa dhe Arilena u përfshinë në një “luftë” në distancë, duke mos e ndjekur më njëra-tjetrën në “Instagram”. Në mesazhin falenderues të Arilenës, as Vera dhe as Alketa nuk përmenden, çka tregon në një farë mënyre marrëdhënien e tensionuar mes tyre.

“Çfarë emocioni.. Falenderoj gjithë superskuadrën time, bashkëpunëtorët e mi që kanë qenë pranë meje gjithmonë, pa kushte. @darkodimitrov OUR MUSIC. I love You. @lindon.b per çdo ndjesi timen përsonale të artikuluar në vargje. @rezartaskifteri për artin qëndisur në karakterin tim! @makeupbylilili motra ime, që udhëton gjithmonë nga ana tjetër e botës vetëm për ti dhënë shkëlqim portretit tim! @ergyszhabjaku që lexoi “ulërimën” time në ktë këngë dhe e solli në jetë përmes fotografive.

Faleminderit @florentboshnjaku për frymëzimin dhe profesionalizmin në ktë eksperience të jashtëzakonshme. Maestro @mariodeda për dashurinë që dedikove në çdo tingull, notë. Orkestra profesioniste e Rtsh, mirënjohëse!”, ka shkruar Arilena Ara.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY