Gara per kreun e Institutit, Erald Kapri do te ankimoje rezultatin

Gara per kreun e Institutit, Erald Kapri do te ankimoje rezultatin

111
0
Shares

Nje nga kandidatet per kreun e Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Erald Kapri tha sot se do te ankimoje votimin e bordit te Institutit pasi sipas tij ai perben shkelje ligjore per shkak te delegimit te votes.

Gazetari dhe studiuesi Erald Kapri kandidoi përballë nënëdrejtorit Çelo Hoxha i cili fitoi garën me 4 vota kundrejt 3 votave që mori Kapri.  Në zgjedhje votuan 6 anëtarë, njëri prej tyre ndodhej në SHBA. Bëhet fjalë për Gëzim Peshkëpinë i cili e delegoi votën, raportoi ora news.

Por a është i ligjshëm një proces ku njëri prej anëtareve ja delegon votën një anëtari tjetër të Bordit?

Erald Kapri i ftuar në RTV Ora tha se pas konsultimit me juristë rezulton se diçka e tillë është e paligjshme dhe do të kërkojë përsëritjen e votimit.

Erald Kapri: Votimi që u bë ishte i hapur. Ishin 5 kandidatë, isha i vetmi që paraqita një platformë. Ditën e votimit mu tha se një prej anëtarëve që mungon do të delegojë votën pasi është e pamundur të marrë pjesë në mbledhje se ndodhet jashtë. Bordi e pa si mirëbesim jo si problem. Pas votimit, pas konsultimit me juristë, rezultoi se një gjë e tillë nuk lejohet, pra delegimi i votës. Në këto kushte do ti drejtohem Bordit me një kërkesë zyrtare për shpalljen e pavlefshme të votimit dhe shpalljen e një date për votim të ri për drejtimin e  Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizimit. I takon Bordit për tu shprehur. Në rast se Bordi nuk vepron apo mund ta mendojë ndryshe mund të ketë dhe etapa të tjera. Mendoj se Bordi do ta marrë parasysh, pasi gjykoj se e ka menduar në mirëbesim. Por votimi duhet të përsëritet sepse ligji është i qartë sa i përket mënyrës së zgjedhjes në institucionet dhe organet kolegjiale.

Zgjedhja e Hoxhës në krye të ISKK erdhi  pas dorëheqjes së Agron Tufës dhe largimit të tij në azil, pas kërcënimeve të shumta që kishte marrë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY