I gjendet telefon në qeli, edhe 8 muaj burg atentatorit të Çapjes

I gjendet telefon në qeli, edhe 8 muaj burg atentatorit të Çapjes

166
0
Shares

Shkëlzen Hasanpapaj ka konsumuar një tjetër vepër penale, teksa qëndronte në paraburgim si i akuzuar për atentatin ndaj Florenc Çapjes në Elbasan.

Një kontroll i beftë në qelinë e tij në paraburgimin 302 në Tiranë në maj të këtij viti zbuloi një telefon celular “iPhone 6S”. Sendi i ndaluar ka ngarkuar me përgjegjësi penale 22-vjeçarin, duke e dërguar si të pandehur në Gjykatën e Tiranës për akuzën e “futjes dhe mbajtjes së sendeve të ndaluara në burg”.

Në përfundim të gjykimit ai është shpallur fajtor dhe dënuar me 8 muaj burg. Sipas arsyetimit të vendimit, të siguruar nga A2, Hasanpapaj nuk ka dhënë asnjë shpjegim pas gjetjes së aparatit telefonik.

Kujtojme se Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar dënimin me 22 vite burg për Shkëlzen Hasanpapajn, i cili është i dyshuari kryesor për atentatin ndaj Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës. Ngjarja ka ndodhur në qershor të vitit 2016 në Elbasan, kur sipas dosjes së Prokurorisë, autori vëzhgonte prej më shumë se një ore shenjestrat e tij ulur në një lokal përballë ish-maternitetit.

Mësohet se autori ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të mjetit tip “golf”, duke lënë të plagosur aksidentalisht një ish-police.

Veprat penale për të cilën akuzohet Hasanpapaj janë: “Vrasje me paramendim ndaj një ose më shume personave” e mbetur në tentative dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY