Skandali seksual, flet kryegjyqtari Guximtar Boçi

Skandali seksual, flet kryegjyqtari Guximtar Boçi

54
0
Shares

Audio përgjimi që komprometon në një aferë seksuale kreun e gjykatës së Gjirokastrës, u publikua nga emisioni “Stop” në një ditë dhe orar kur po zhvillohej ceremonia e martesës së vajzës së madhe të tij. Mësohet se ceremonia nisi rreth orës 16:00 deri rreth orës 20:30, në qytetin e Gjirokastrës.
Në një reagim të shkurtër për “Panoramën”, Boçi ka mohuar ta ketë kontaktuar ndonjëherë gruan që ka kryer denoncimin pranë emisionit investigativ dhe se e hedh poshtë me neveri një bisedë të tillë.
Ai deklaroi se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore.
Boçi, i moshës 55-vjeçare, është babai i dy vajzave të rritura, ku më e madhja po celebronte martesën.
Në ceremoninë e mbajtur dje ishin të ftuar kolegë të gjyqtarit, si dhe të vajzës së tij, e cila është me detyrë shefe finance në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY