FOTO/Mbahet mesha e Krishtlindjeve, mesazhi i fortë i Imzot Frendos, merr pjesë...

FOTO/Mbahet mesha e Krishtlindjeve, mesazhi i fortë i Imzot Frendos, merr pjesë dhe familja presidenciale

163
0
Shares

Besimtarët e krishtere festojnë sot lindjen e Krishtit. Në katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, besimtarët katolikë u mblodhen për meshën e shenjtë të mesnatës.

Në katedralen e “Shën Palit”, në kryeqytet mesha u drejtua nga Arqipeshkvi Imzot George Frendo duke uruar për më shumë paqe, dashuri dhe mirësi.

Në fjalën e tij gjatë meshës, Imzot George Frendo vuri në dukje solidaritetin që dëshmuan shqiptarët për të prekurit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ai tha se “festa e Krishtlindjes është festa e plotë e solidaritetit. Solidar me ata që për shkak të tërmetit të 26 nëntorit kanë humbur gjithçka dhe kanë mbetur pa shtëpi. Jezusi që sot na mëson se çfarë do të thotë solidaritet, gëzohet duke parë solidaritetin që populli shqiptar ka treguar ndaj personave të prekur nga tërmeti. Vëllezërit dhe motrat shqiptarë kanë treguar solidaritet dhe shumë u janë afruar personave që kanë mbetur pa shtëpi”.

Në disa foto të publikuara nga LSA, shihet se kanë qenë të pranishëm presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, të shoqëruar nga fëmijët. Po ashtu në meshë ka qenë dhe Maryam Rajavi, kryetarja e MEK si dhe deputeti Tom Doshi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY