MOTI/ Sot bien sërish temperaturat

MOTI/ Sot bien sërish temperaturat

55
0
Shares

Deri në mesditë, zonat e ulëta dhe bregdetare do të jenë në ndikimin motit të kthjellët, por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash paraqitet moti për zonat malore verilindore-juglindore duke rrezikuar shira të karakterit lokal.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë largim të vranësirave dhe shirave edhe nga zonat malore duke bërë kështu që i gjithë vendi të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie me 2 – 3 gradë në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga verilindja duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY