FRANCË/ Humbin jetën tragjikisht 2 fëmijët shqiptarë

FRANCË/ Humbin jetën tragjikisht 2 fëmijët shqiptarë

167
0
Shares

Dy fëmijë shqiptarë, vëlla e motër humbën jetën tragjikisht pasi ranë në një lumë në komunën Montbrison, Loire të Francës. Fëmijët, 5 dhe 2 vjeç kanë qenë duke luajtur bashkë me nënën e tyre pranë lumit Le Moingt (niveli i të cilit është rritur kohëve të fundit si pasojë e reshjeve të mëdha), kur vëllai, që ishte më i ri në moshë, ka rënë në ujë, ndërsa motra e tij më e madhe ka kërcyer për ta nxjerrë atë nga uji, por pa sukses, raporton agjencia franceze e lajmeve AFP.

Sipas AFP, nëna 35-vjeçare me prejardhje nga Kosova kishte dalë me fëmijët e saj për të ngrënë në një restorant fast-food para se t’i dërgonte ata në orët e pasdites për të luajtur përreth lumit që kalon afër qendrës tregtare Montbrison.

Sipas deklaratës së saj, fillimisht në ujë kishte rënë djali, e më pas motra e tij ka kërcyer për ta nxjerrë atë nga uji, por është tërhequr nga rrjedha e lumit. Më pas ka kërcyer në ujë edhe nëna, që ia ka dalë t’i kapë ata, por pa qenë në gjendje që t’i rikthejë në jetë. Më pas ajo ka kërkuar nga njerëzit përreth që t’i lajmërojnë shërbimet emergjente.

Ndonëse arritën në vend të ngjarjes, shërbimet emergjente s’mundën të bënin asgjë, kanë thënë burime nga xhandarmëria për AFP-në. Nëna, e tronditur, është ende në spital. Zyra e prokurorit në Saint-Etienne ka hapur një hetim, dhe ka urdhëruar që t’u bëhet autopsia trupave të pajetë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY