SKANDAL/ Shefi i burimeve njerëzore punësohet me dokumente false

SKANDAL/ Shefi i burimeve njerëzore punësohet me dokumente false

55
0
Shares

Policia ka nisur procedimin penal për shefin e burimeve njerëzore pranë burgut të Drenovës, pasi dyshohet se e ka fituar vendin e punës me dokumente të falsifikuara.
Policia e Korçës sqaron se, pas publikimit të rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare” procedohet penalisht Shefi i Burimeve Njerëzore pranë Burgut të Drenovës, për veprat penale, “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”. Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit O. L., 34 vjeç, banues në Ersekë (me detyrë shefi i burimeve njerëzore pranë IEVP-Drenovë). Procedimi ndaj tij filloi pas, pamjeve filmike të publikuara më datë 12. 10. 2016, në emisionin investigativ “Fiks Fare” ku dyshohet se ky shtetas, ka përdorur një dokument të falsifikuar për t`u punësuar në IEVP-Drenovë.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet  187 dhe 248 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY