Do cuditeni kur te mesoni se kush i ka djegur makinen dje ne Vlore nje gruaje ne inicialet A.K.
Policia zbuloi autorin e krimit. Ai eshte djali i saj dhe i biri i dogji makinen se emes per motive te dobeta, njofton policia e Vlores.
Detajet e policise:
Zbardhet ngjarja e ndodhur nē zonën e Skelës ku u dogj plotësisht një automjet.
Ditën e djeshme, në zonën e skelës, automjeti tip Renault Clio, në pronësi të shtetases A.K, u përfshi nga flakët dhe për pasojë u dogj plotësisht.
Menjëherë policia filloi hetimet në lidhje me rastin, ku nga hetimet dhe provat e grumbulluara, u bë zbulimi, identifikimi dhe kapja e autorit duke vendosur para përgjegjësisë penale shtetasin:
K.K., 23 vjeç, banues në Vlorë, i biri i shtetases A.K (pronares së mjetit).
Specialistët e hetimit të krimit kanë zbuluar se ky shtetas i ka vënë zjarrin mjetit të nënës së tij, për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/