FOTO/Basha rikthehet në Thumanë: Pas një muaji përtej propagandës shteti ka dështuar...

FOTO/Basha rikthehet në Thumanë: Pas një muaji përtej propagandës shteti ka dështuar turpshëm, nuk preken 150 milionë dollarët

74
0
Shares

Kryeopozitari Basha ka njoftuar se sot ka vizituar disa familje në Thumanë, nje prej zonave më të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lulzim Basha theksoi dhe njehere se Thumana nxorri në pah papërgjegjshmërinë dhe dështimin e kësaj qeverie që shkaktoi humbjen e 24 jetëve. Sipas tij, kjo situate ndodhi  vetëm sepse qeveria nuk mori masa për pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit dhe ai i korrikut 2018.

Ka kaluar një muaj dhe ende qytetarët, banesat e të cilëve u dëmtuan janë në ankth për fatin e tyre. Askush nuk u ka dhënë një vlerësim nëse banesat e tyre janë apo jo të banueshme. Disa janë detyruar të marrin rrezikun e qëndrimit në shtëpitë e dëmtuara duke mos pasur mundësi tjetër strehimi. Frika dhe dëshpërimi i shoqëron gjatë gjithë kohës.

Ata nuk kërkojnë asgjë më tepër sesa inxhinierë që të vlerësojnë rrezikshmërinë që paraqesin banesat e tyre në mënyrë që të mos u ndodhë e njëjta gjë sic ndodhi me pallatet e shembura vetëm disa metra larg tyre

Përtej propagandës shteti ka dështuar turpshëm. Dhe e gjitha kjo vetëm që të mos preken 150 milion dollarët që shkojnë në xhepat e 10 oligarkëve.

Mos reagimi i shpejtë ka rënduar gjendjen e tyre she po sjell probleme shëndetësore kryesisht tek femijët dhe të moshuarit.

Bamirësia e shqiptarëve ka qenë ndihma më e madhe që kanë marrë! Por është detyrë e shtetit që u merr taksat, tu vijë në ndihmë, tu sigurojë strehim, të vlerësojë sa më parë dëmet dhe të bëjë të mundur rindërtimin e shtëpive dhe riparimin e dëmeve.Çdo vonesë sjell dëme të mëdha për banorët, fëmijët e tyre por edhe për mbarë shoqërinë dhe vendin”,-shprehet Basha.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY