Ish-ministri Ylli Manjani ka ironizuar te gjitha reagimet dhe deklaratat që janë bërë duke vendosur ne qender të vemendjes ‘shengenin’ ballkanik.
Manjani e ironizon kete aleane duke e quajtur si zgjidhja e te gjithë problemeve që vendi ka, madje shton më tej se ky minischengen kuron dhe kancerin.
“Harruam, votimet moniste; raportin sterr të ODIHR; dështimin në BE; 9 kushtet e Gjermanisë; reformën zgjedhore megjithë gishtin e Bosxhard; tërmetin megjithë pasojat e tij; njerëzit pa shtëpi e pa çadra;paketën anti-shpifje dhe për momentin dhe ligjin KÇK.
Në çdo vend normal do mjaftonte vetëm njëra nga këto çështje dhe do ishte harruar qeveria. Kurse ne harrojmë problemin, siç harrojmë një fluturim të sikletshëm nga turbulencat…
Tani kemi minischengenin. Zgjidhjen e të gjitha problemeve. Thonë që ky minischengeni kuron edhe kancerin…
Deri sa të bëhet show tjetër me konferencën e donatorëve, do kënaqemi me minischengenin. Me lugë bosh, por do kënaqemi…
Rilindja është qartësisht në fushatë elektorale. Nga qeverisja i ka larë duart me kohë… Sa më shpejt të kuptohet që jemi në fushatë elektorale, më mirë do jetë”,-shkruan Manjani.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/