Rama nën ankthin e zgjedhjeve të 2017, “ju falet” e krerëve të...

Rama nën ankthin e zgjedhjeve të 2017, “ju falet” e krerëve të degëve të PS-së

47
0
Shares

Makthi i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, e ka kapur shpejt kryeministrin Edi Rama. Këtë e demonstron për ditë e më shumë, për sa kohë ende aleati i tij Ilir Meta “e mban varur”, dhe nuk po i jep garanci për koalicion tjetër të mundshëm zgjedhor.
Në këto rrethana, pasi “ju trashi zërin”, deputetëve dhe pasi gjithë ministrat i vuri në krye të punëve partiake edhe nëpër qarqe, ju është kthyer krerëve të degëve të PS-së, nëpër bashki.
Në një takim të zhvilluar sot me krerët e degëve bashkiakë të PS, Rama ju ka kërkuar “vartësve” të punojnë me votuesit.
Duk “ju falur” krerëve lokalë të PS-së, kjo “kërkesë” tingëllon si një “rritje kompetencash” për këta kryetar, të cilëve megjithëse krerë partie, vetëm për partinë nuk ju kërkohet gjë…, por vetëm vota nga votuesit.
Takimi i sotëm i Ramës, mësohet se u zhvilluar në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve të ardhshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY