Festivali/Reagon njëra prej anëtareve të jurisë shqiptare: E kam ndjerë veten të...

Festivali/Reagon njëra prej anëtareve të jurisë shqiptare: E kam ndjerë veten të fyer, na ndanë si të korruptuar

92
0
Shares

Shkrimtarja Rita Petro ka reaguar se fundmi, pas berjes publike te votimit ne festivalin e RTSH-së. E ftuar në emisionin “Wake Up”, Rita kërkoi reagim publik institucional dhe respektim të vendimit të jurisë.

Ajo shtoi se u ndie e fyer kur juria shqiptare e klasifikua si e korruptuar dhe se ajo e huaj ishte më e zonja.

“Çdo gjë ka qenë në mënyrën më të sinqertë dhe të pastër. Nuk u thamë ne hajde në juri, na thirrën por nuk na u lutën, e pranuam. Duhet një reagim publik institucional që të thonë se çdo gjë është bërë në rregull dhe të respektohet vendimi jurisë.

Na vjen keq që na ndanë, juria shqiptare dhe e huaj. Juria e huaj janë të zotët dhe shqiptarët janë të korruptuar. E kam ndjerë veten të fyer,”- tha Rita Petro.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY