Mbledhja e fundit e kryesisë së PS për këtë vit, zbardhet axhenda...

Mbledhja e fundit e kryesisë së PS për këtë vit, zbardhet axhenda e diskutimeve

127
0
Shares

Një ditë pas mbledhjes maratonë të qeverisë në Golem, kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste ka mbledhur Kryesinë e Përgjithshme të kësaj force politike.

Në fokus të bisedimeve do të jetë fatura e tërmetit të datës 26 nëntor, përzgjedhja e 61 kandidatëve për degët e kësaj force politike në rrethe para zgjedhjeve që mbahen në shkurt dhe situata politike në vend.

Një tjetër pikë me interes do të jetë shpërblimi i fundvitit për pensionistët. Rama tha dje pas mbledhjes së qeverisë se ky vendim do të merret ditën e sotme.

Kryesia pritet të vendosë dhe një datë për thirrjen e Asamblesë në janar, si dhe të konfirmojë mbledhjen e Kongresit, që parashikohet të mbahet në datën 29 shkurt.

Nderkohe Rama, pas takimit me ministrat ne Golem, në një deklaratë për mediat pas 7 orësh mbledhje, shefi i ekzekutivit u shpreh se banorët, të cilët kanë jetuar në apartamente pas termetit, do të vijojnë të qëndrojnë me qira derisa të ndërtohen godinat që janë parashikuar.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY