VIDEO/ Vjehrra e gruas që regjistroi gjyqtarin tregon konfliktin: Nusja më ka...

VIDEO/ Vjehrra e gruas që regjistroi gjyqtarin tregon konfliktin: Nusja më ka rrahur

55
0
Shares

Një video-skandal tronditi dje opinionin publik, ku Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi dëgjohet ti kërkojë favore seksuale një gruaje, për të ndërhyrë në këmbim të një vendimi gjyqësor.
Vendimi ka një zanafillë që përkon me një konflikt prone në Gjirokastër. Gruaja që ka denoncuar Kryetarin e Gjykatës së Lartë ndodhej në një proces gjyqësor me ish-vjehrrën e saj.
Emisioni “Shihemi në gjyq” i Eni Çobanit dhe Ardit Gjebreas ka qenë i pari që e ka publikuar këtë histori duke u përpjekur të ndërmjetësojë palët, nisur nga deklaratat e ish-vjehrrës se gruas 40 vjeçare, se ajo ka ngelur pa banesë.
Në emision janë shfaqur zonja Merushe dhe kushëriri i saj, Imeri. Ky i fundit thotë se e ka të pamundur të kujdeset për Merushen, pasi prej 30 muajsh ajo ka ngelur në mes të katër rrugëve.
Imeri pretendon se Merushja ndonëse ka një  banesë të madh, një ndërtesë me tre kate që e ka ngritur me shumë sakrifica, ajo ende jeton me të.
Merushja rrëfen e emocionuar se ndonëse ka një pronë të madhe, ajo është e detyruar të flejë në garazh.

Arsyeja?
Ish-nusja e djalit, (pra denoncuesja e emisionit investigativ Stop) ia ka marrë banesën me një vendim të papritur, të marrë brenda ditës, të gjykatës së apelit, ndonëse Merushja i kishte fituar gjyqet e shkallës së parë dhe shkallës së dytë.
Gruaja e moshuar tregon se si nusja me pretendimin për tu zhvendosur nga Gjirokastra në Tiranë, kërkonte të shiste banesën që ajo e kishte ngritur me paratë e saj. Djali dhe nusja sipas të moshuarës, kishin marrë kredi në bankë por nuk paguanin, duke rrezikuar sekuestrimin e shtëpisë nga banka.
Për të kërkuar zgjidhjen e situatën Merushja iu drejtua Prokurorisë, por pas kësaj nusja nisi ta dhunonte vjehrrën dhe akuzonte burrin për dhunë. Ndonëse e moshuara iu drejtua gjyqit, krejt papritur nusja fitoi të drejtën për të ndenjur në banesë me një vendim të Gjykatës së Apelit.
“Kam tridhjetë muaj që jam nëpër gjyqe. I kam fituar gjyqet në shkallë të parë, shkallë të dytë. Kam marrë dhe vendim për ta nxjerrë jashtë nusen e djalit. Dhe në kohën kur do të merrte vendimin për të dalë jashtë, vajti më hapi gjyq në apel dhe brenda ditës u bë gjyqi. Nuk më pyeti njeri mua, më lanë përjashta”.

Për më tepër detaje nga historia, shihni videon.

Në minutin 06:15 dëgjohet ish-vjehrra teksa rrëfen problemin me ish-nusen.
https://youtu.be/gSKQbSWNXos

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY