Shqiptaret ne Siri funksionojne me nje miniushtri

Shqiptaret ne Siri funksionojne me nje miniushtri

544
0
Shares

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë, Adrian Shtuni tha në “Real Story” se pjesa më e madhe e të rekrutuarve nga Ballkani janë me etni shqiptare dhe për këtë institucionet duhet të tregohen të kujdesshme të kuptojnë se pse ndodhi kjo gjë si dhe të mos cenojnë sigurinë. Shtuni tha se shqiptarët funksionojnë në Siri me një “mini ushtri” të tyre ku krijohen strategji dhe operacione nga vetë ato.

Një pjesë e informacionit nuk jepet i plotë, pasi kemi të bëjmë me një grup terrorist dhe për këtë arsye duhet të jemi të kujdesshëm. Rasti i Alvinit ka qenë i ditur që në momentin kur ai ka lëvizur në drejtim të Turqisë. Ka dhe shumë raste të tjera. Janë 1070 individë nga Ballkani që kanë shkuar për të luftuar në Siri, ku 2/3 janë me etni shqiptare. Ne kemi të gjitha kapacitetet dhe të gjitha institucionet. Nuk është çështje nxitimi, por është çështje sigurie” tha Shtuni.

Shtuni tha se shqiptarët kanë krijuar një ‘mini ushtri ‘ të tyre në Siri të cilët krijojë operacionet dhe strategjitë e tyre, por theksoi se në fakt ato kanë vepruar si një strukturë e afërt me Al Kaedën dhe jo ISIS. Në lidhje me riatdhesimin e rekrutëve, Shtuni tha se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk e ka bërë këtë gjë, ndryshe nga Bosnja, Kosova apo Maqedonia e Veriut.

Ka një lëvizje të madhe të popullsisë në një kohë shumë të vogël dhe pjesa më e madhe e tyre, 2/3 janë me etni shqiptare. Shqiptarët kanë njësinë e vetme etnike që operon në Siri pra kanë mini-ushtrinë e tyre, kanë një njësi ushtarake që është e strukturuar që nga maja e lidershipit që ndjek operacionet dhe merr vendim strategjike si dhe luftëtarët”.

“Ky komandat është nga Maqedonia e Veriut, por këta në fakt nuk janë duke luftuar me Shtetin Islamik, por janë pjesë e strukturave të afërta me Al Kaeda dhe janë aktiv në zonën e Idlibit në veri-perëndim të Sirisë. Shqipëria është i vetmi vend në Rajon i cili nuk ka bërë riatdhesim të qytetarëve të saj. Bosnja ka bërë, Kosova po ashtu edhe Maqedonia e Veriut”.

“Forcat amerikane kanë ndihmuar që njerëzit të tërhiqen nga Siria, është e vështire, por jo e pamundur. Dhe Shqipërisë i është dhënë një mundësi e tillë, por për shkak të vendimeve politike nuk është bërë. Nuk po diskutojnë këtu nëse këto janë vendim të duhura apo jo. Sa më tepër ata njerëz do të rrinë në ato kampe, aq më tepër ata do të radikalizohen, prandaj duhet një ndërhyrje më e shpejtë për t’i atdhesuar. Fëmijët duhet të jenë prioritet për t’i kthyer. Ata do te jenë luftëtarët e ardhshëm, nëse nuk kthehen në kohë” u shpreh Shtuni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY