Artur Metani ne krye te listes per kreun e Inspektoriatit te drejtesise

Artur Metani ne krye te listes per kreun e Inspektoriatit te drejtesise

76
0
Shares

Artur Metani është renditur i pari në listën e publikuar nga KED për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, vendosi në mbledhjen e sotme renditjen përfundimtare të kandidatëve për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në njoftimin e KED thuhet se, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në mbledhjen e tij të sotme vendosi të miratojë listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve të lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 01.03.2019 dhe rishpallur për plotësimin e kandidaturave në datën 09.09.2019.

Lista përfundimtare e renditjes sheh të parin Artur Metanin me 89.6 pikë, Sokol Stojanin të dytin me 89 pikë, e treta Joana Asimi Sorraj 82.2 pikë, i katërti Eris Hysi me 78.3 pikë dhe e pesta Lindita Troja me 63.4 pikë. KED vendosi dhe të miratojë raportin për renditjen e kandidatëve të lejuar për plotësimin e vendit vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Lista do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, brenda tre ditëve. KED thekson se, dy vendimet e arsyetuara, raporti dhe aktet e tjera të pikëzimit të kandidatëve do të publikohen nesër ne faqen zyrtare te Gjykatës së Lartë.

Zgjedhja e Metanit ne krye te listes eshte kritikuar nga opozita e cila e ka komentuar si kapje te drejtesise nga mazhoranca. Metani ka punuar ne Kryeministri dhe nderkohe eshte vellai i nje deputeteje te PS.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY