Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të mblidhet në orën 13:00 në lidhje me skandalin seksual të denoncuar në emisionin investigativ “Stop” ku denoncohet kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës.
“Sot në orën 13: 00 do të ketë mbledhje. Ngjarja është e turpshme dhe e papranueshme për një gjyqtar.
Ky kryetar gjykate nuk mund të jetë më. Nuk mund të jetë as gjyqtar. Do kërkoj të pezullohet derisa të plotësohen procedurat për shkarkimin e tij””, bëri të ditur sot për mediat, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...