EMRI & FOTO/ Britani, rikthehet narkotrafikanti shqiptar, arrestohet dhe dënohet

EMRI & FOTO/ Britani, rikthehet narkotrafikanti shqiptar, arrestohet dhe dënohet

75
0
Shares

Një trafikant shqiptar droge që ishte pjesë e një bande e cila shpërndante drogë në rajonin verilindor të Britanisë është dënuar nga autoritetet atje.
Në vitin 2013, një grup i organizuar kriminal që shpërndante drogë në këtë rajon u shkatërrua nga policia. Por njëri prej tyre, 35-vjeçari Astrit Malo ia doli që të arratisej në kohë nga Mbretëria e Bashkuar.
Megjithatë, dy vite më vonë, në vitin 2015, ai ndërroi mendje dhe u rikthyer sërish. Këtë herë policia ishte aty duke e pritur për ta arrestuar.
Tashmë, gjykata e Newcastle dha dënimin me 4 vite e 6 muaj burg për rolin e tij në këtë grup kriminal.
Hetuesit thanë se Malo ishte korrier i drogës dhe parave. Sipas tyre, ai kishte një rol thelbësor në këtë bandë kriminale në shpërndarjen e drogës nëpër Veri – Lindje.
Malo mësohet se u deklarua jo fajtor, por u shpall i tillë këtë javë.
astrit malo1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY