DEKLARATA/ “Burgjet” reagojnë të zemëruara për SIDA-n e të dënuarve

DEKLARATA/ “Burgjet” reagojnë të zemëruara për SIDA-n e të dënuarve

110
0
Shares

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar pas alarmit për rritjen e personave të burgosur, të infektuar. Reagimi i Drejtorisë së Burgjeve erdhi pas një studim të prezantuar dje nga “Stop Aids”, i bërë në burgjet shqiptare.
Studimi, me shifra e fakte ngrinte shqetësimin për shtimin e rasteve me HIV/AIDS në burgje, kryesisht për shkak të seksit, drogës dhe tatuazheve.
Por sipas Drejtorisë së Burgjeve, të dhënat e referuara në këtë studim nuk pasqyrojnë situatën reale në sistemin e burgjeve sa i përket rasteve të diagnostikuar me sëmundje seksualisht të transmetueshme të infektuar në sistemin e burgjeve.

Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ndaj Shoqatës “STOP AIDS”

drejtoria e pergjithshme e burgjeve_copy_1Nisur nga takimi i zhvilluar më datë 27 tetor 2016 organizuar nga Shoqata “Stop AIDS” me qëllim prezantimin e studimit të “survejancës biologjike dhe të sjelljes te personat e burgosur në Shqipëri”, ku u referuan të dhëna në lidhje me kontingjentin e të burgosurve mbi sëmundjet infektive si HIV AIDS, Hepatit B dhe Hepatit C, sifiliz, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron gjithë opinionin publik si më poshtë:
Të dhënat e referuara në këtë studim nuk pasqyrojnë situatën reale në sistemin e burgjeve sa i përket rasteve të diagnostikuar me sëmundje seksualisht të transmetueshme të infektuar në sistemin e burgjeve.
Aktualisht në sistemin e burgjeve ka shtetas të diagnostikuar me HIV AIDS të cilët nuk janë infektuar në sistemin e burgjeve, por të infektuar në jetën e lirë, përpara pranimit në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Për sa i përket të dhënave që u referuan gjatë takimit mbi mundësinë e infektimit nëpërmjet kryerjes së tatuazheve në burg, sqarojmë se mjetet që përdoren për kryerjen e tatuazheve nuk lejohen në asnjë institucion penitenciar, pasi hyjnë në kategorinë e sendeve të ndaluara.
Në lidhje me përdorimin e shiringave apo ageve theksojmë se në asnjë rast shiringat apo aget nuk janë objekt përdorimi vetjak nga personat me liri të kufizuar, pasi trajtimi shëndetësor i të burgosurve dhe përdorimi i materialeve shëndetësore realizohet vetëm nga stafi shëndetësor i IEVP.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh shqetësimin në lidhje me këtë prezantim të Shoqatës STOP/AIDS për informim jo të saktë të opinionit publik dhe pasqyrimin jo të duhur të problematikave shëndetësore në sistemin e burgjeve shqiptare, pasi popullata në sistemin e burgjeve përfshihet në kategorinë sensitive, si në aspektin e trajtimit të personave me liri të kufizuar dhe konfidencialitetin e trajtimit të dhënave të sëmundjeve.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale tregojnë kujdes të veçantë ndaj personave të diagnostikuar me sëmundje infektive, duke i trajtuar në mënyrë të barabartë me të gjithë shtetasit e tjerë të burgosur, si edhe duke ruajtur konfidencialitein e diagnozës.
Nisur nga fakti se studimi është botuar në tetor të vitit 2015 dhe Drejtoria e Përgjithshme nuk është njohur zyrtarisht me këtë studim deri në datën 27 tetor 2016, datë në të cilën u organizua takimi prezantues, janë cenuar besueshmëria dhe marrëdhëniet bashkëpunuese me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, imazhi institucional, si dhe të drejtat e personave me liri të kufizuar.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Të dënuarit marrëdhënie homoseksuale, shtohen rastet me HIV/AIDS në burgje
/web/Te_denuarit_marredhenie_homoseksuale_shtohen_rastet_me_HIV_AIDS_ne_burgje_28068_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY