Kallëzimi i parë penal në SPAK, Nisma Thurje depoziton dosjen, pjesë...

Kallëzimi i parë penal në SPAK, Nisma Thurje depoziton dosjen, pjesë e saj dhe ish-ministri Beqaj

102
0
Shares

Në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është bërë kallëzimi i parë.

Nisma Thurje ka depozituar një kallëzim për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Endri Shabani në një deklaratë për mediat pas dorëzimit të kallëzimit tha se besojnë tek institucionet e reja të drejtësisë.

Në kallëzimin e dorëzuar në SPAK, që është edhe i pari pasi ky institucion nisi punën javën e kaluar, është edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, por edhe zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë, të cilët sipas nismës “Thurja”, kanë abuzuar me taksat e qytetarëve.

“Në kallëzim kemi evituar disa gjëra, së pari ngremë pyetjen “pse është i nevojshëm ky koncesion, kur spitalet kishin kushtet për ta bërë vetë, siç ka ndodhur në 80 vite”, së dyti “pse është me një çmim kaq të lartë”, “pse është vendosur, hartuar një kontratë, që krijon dyshime dhe e vendos shtetit në mënyrë të disavantazhuar”, “paratë e koncesionit mund të shkonin për pacientët”,– tha përfaqësuesi i “Thurjes”.

Endri Shabani dhe Artan Koni sqarojnë kallëzimin penal dorezuar sot ne SPAK.

Publiée par Nisma #Thurje sur Lundi 23 décembre 2019

vijon…

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY