Vasili ia thotë troç Ramës: O budalla është integrimi dhe jo mini-shengeni...

Vasili ia thotë troç Ramës: O budalla është integrimi dhe jo mini-shengeni orientimi i shqiptarëve

85
0
Shares

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me samitin për mini shengenin ballkanik, samit i cili u mbajt në Tiranë.

Në një konferencë për media për Samitin e tretë të Mini-Shengenit Ballkanik, që u zhvillua në Tiranë, mes Edi Ramës, Aleksandër, Vuçiç, Milo Gjukanoviç dhe Zoran Zaev, Vasili tha se po krijohet një komunitet oligarkësh, që i bashkon armiqësia ndaj shtetit ligjor dhe dëshira për të penguar luftën ndaj krimit e korrupsionit.

Vasili shprehet duke e cilesuar kryeminsitrin si budalla, se orientimi i shqiptarëve nuk është mini shengeni, por integrimi dhe Evropa. Sipas Vasilit, qeveria nuk ka bërë asnjë përpjekje për të plotësuar 9 kushtet e vendosur nga Bundestagu për integrimin në Bashkimin Evropian.

“VMini shengeni nuk është as më shumë dhe as më pak, thjesht dhe vetëm një shërbim në interes të mbajtjes së pushtetit të oligarkëve politik dhe ekonomik në Serbi, Shqipëri dhe gjetkë”,- u shpreh Vasili duke shtuar se lënia jashte e Kosovës është e pabese dhe egersi, por qe sipas Vasilit eshte me mire pasi këta oligarkë politikë i bashkon armiqësia ndaj shtetit ligjor.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY