Vrasja e gazetarit brenda Konsullatës, 5 persona dënohen me vdekje, të tjerë...

Vrasja e gazetarit brenda Konsullatës, 5 persona dënohen me vdekje, të tjerë me burgim

108
0
Shares

Pesë persona do të ekzekutohen, tre të tjerë do të burgosen për 24 vjet dhe tre u shpëtuan akuzave sipas një deklarate të lexuar në zyrën e prokurorit publik në Riad të hënën. Sipas Washington Post, në total, 11 njerëz shkuan në gjyq për vrasjen e gazetarit që ndodhi në konsullatën e mbretërisë në Stamboll vitin e kaluar.

Saud al-Qahtani, i larguar nga roli i tij si këshilltar i lartë i Princit Mohamed pas vrasjes, u mor në pyetje por nuk u gjet asnjë provë kundër tij, sipas zëvendësprokurorit të përgjithshëm.

Ahmed Alassiri, një zyrtar i lartë i inteligjencës gjithashtu i larguar nga pozita e tij, nuk u shpall fajtor nga gjykata.

Khashoggi ishte një ndër kritikët e fortë të qeverisë së Arabisë Saudite dhe u vra në mënyrë të tmerrshme brenda Konsullatës së Mbretërisë Arabe, në qytetin turk të Stambollit, nga një ekip agjentësh sauditë, të cilët më pas i copëtuan trupin, duke ia futur në valixhe.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY