Nuk mbahet mesha e Krishtlindjeve në katedralen e ”Notre Dame”, hera e...

Nuk mbahet mesha e Krishtlindjeve në katedralen e ”Notre Dame”, hera e parë në 200 vjet

89
0
Shares
This picture taken on July 9, 2019 in Paris shows Notre-Dame de Paris cathedral as reconstruction works are ongoing after it was badly damaged by a huge fire last April 15. (Photo by BERTRAND GUAY / AFP) (Photo credit should read BERTRAND GUAY/AFP via Getty Images)

Mesha e Krishtlindjes nuk do të celebrohet në katedralen e “Notre Dame” të Parisit këtë vit, duke shënuar herën e parë pas 200 vitesh.

Arsyeja lidhet me procesin e rindërtimit të saj, pas zjarrit të muajit prill që ende nuk i dihet shkaku i vërtetë. Kësisoj, shërbesa fetare do të zhvillohet në një tjetër Kishë pranë saj.

Gjatë historisë së Francës, në këtë katedrale, festat janë kremtuar edhe në kohërat më të errëta të vendit, përfshi luftërat, përjashtuar kohën e Revolucionit.

Ndërkohë, vijon puna për rindërtimin e saj dhe sikurse ka deklaruar Presidenti Macron, ai do të zgjasë për 5 vjet me një kosto të mbledhur prej gati 1 miliard eurosh.

Në qershor, prokurorët francezë thanë që flakët katastrofike mund të ishin shkaktuar nga një cigare që digjej ose nga një mosfunksionim elektrik. Zyrtarët vunë re se ata po shikonin mundësinë e pakujdesisë pasi hapën një hetim gjyqësor.

Presidenti francez Emmanuel Macron planifikon që struktura të rindërtohet në pesë vjet. Në prill, Kryeministri i Francës Edouard Philippe njoftoi një konkurs ndërkombëtar të arkitektëve për të rindërtuar, dhe mbase ridizajnimin e monumentit mesjetar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY