Policia ka arrestuar një 25-vjeçar nga Elbasani, pasi akuzohet si shkaktar i aksidentit me dy të vdekur në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, në fshatin Shirgjan.
Policia thotë se “në pranga u vu shtetasi me iniciale A.Sh., pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi” është përplasur me motoçikletën, dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i motoçikletës shtetasi Ervis Driza 35 vjeç, dhe pasagjeri i motoçikletës shtetasi Fatis Qisa 56 vjeç, banues në fshatin Shirgjan”.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe mungesa e ndriçimit.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/