Arilena Ara fiton festivalin, kenga qe shkon ne Eurovizion

Arilena Ara fiton festivalin, kenga qe shkon ne Eurovizion

170
0
Shares

Arilena Ara është shpallur fituese e Fest ’58, Festivali i Këngës në RTSH dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës që këtë vit do të mbahet në Hollandë. Kënga e saj “Shaj” duket se ka qenë më e pëlqyra nga 12 këngët e natës së tretë.

Lajmërimi se Ara ishte fitues e edicionit të sivjetëm u prit me duartrokitje dhe ovacione, ndërsa vetë artistja u shfaq në skenë dhe mori kupën mes emocionesh të shumta. “Kjo është për ju” tha ajo duke ngritur kupën, komenton rtsh.

Arilena Ara është popstari që vit pas viti i ka dhuruar publikut shqiptar hite nga më të bukurit. Ajo numëron mbi 154 milion shikime me këngë si “Nëntori”, “I’m sorry”, “Nallane 3”, “Aeroplan”, “Rroke Toke”, “Snow in December” etj.

Këngëtarja shkodrane ka kryesuar klasifikimet ndërkombëtare në rrjete si Shazam apo Itunes për javë me rradhë me këngën “Nëntori”, këngë kjo që i preu biletën për festivalet prestigjoze “Europa Plus” në Rusi dhe “Astana Dausy” në Kazakistan në vitin 2016.

Albumi i saj i parë me 5 këngë festash i dha Arilenës mbi 5 milion klikime e hite si “Zemër” apo “Snow in December”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY