Vlore, nxirren nga trageti 150 udhetaret e bllokuar

Vlore, nxirren nga trageti 150 udhetaret e bllokuar

184
0
Shares

Nje traget me 150 udhetare mbeti i bllokuar ne det per shume ore per shkak te dallgeve. Prej ditës së djeshme lundrimi në Portin e Vlorës është pezulluar si pasojë e motit të keq.

Era e furishme ka bërë që dallgët në det të hapur të shkojnë 8 ballë dhe në gji 6 ballë.

Behet fjale per tragetin St. Damian qe u nis me 150 pasagjere për në Brindisi rreth orës 16:00 të pasdites së të shtunës, por u kthye sërish në portin e Vlorës.

Si rrjedhojë e motit të rënduar trageti nuk ka mundur të ankorohet në port.

Ndërsa nxjerrja e pasagjerëve nga trageti është bërë e mundur vetëm mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:30.

Për tu mos u përplasur me kalaten e portit trageti ka dalë sërish det te hapur.

150 pasagjerët qëndruar për orë të tëra në det të hapur.

Gjithashtu si rrjedhojë e motit të rënduar prej të shtunës është pezulluar dhe lundrimi i të gjitha mjeteve të tjera detare dhe të peshkimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY