Reagimi i ashpër i PD: Eshtë vënë në dyshim integriteti i SPAK,...

Reagimi i ashpër i PD: Eshtë vënë në dyshim integriteti i SPAK, Arben Kraja hetues i komunizmit

111
0
Shares

Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka komentuar procesin e përzgjedhjes dhe emërimit të prokurorëve të SPAK, por se fundmi, sekretari i pergjithshem i kesaj force politike, Gazmend Bardhi ka reaguar duke denuar ngjarjet e fundit.

REAGIM I PLOTE

Edhe pse disa prej anëtarëve janë zgjedhje ekskluzive e Qeverisë dhe i kanë shërbyer Partisë Socialiste, ne zgjodhëm të japim mbështetje publike për të gjithë trupën, pa i paragjykuar, duke patur si objektiv strategjik ruajtjen e integritetit të SPAK-ut dhe moscënimin e besimit të publikut tek kjo strukturë, sepse përmes së cilës u është premtuar shqiptarëve lufta kundër krimit të organizuar dhe ndëshkimi i korrupsionit në nivelet më të larta qeveritare.

Por Partia Demokratike nuk mund të qendrojë indiferente ndaj 2 fakteve të rënda, të bëra publike nga media online, që venë në dyshim serioz integritetin e kësaj strukture!

Një dokument i Korrikut 1990, i bërë viral ditën e djeshme, ka zbuluar se Drejtuesi i SPAK-ut Arben Kraja, ka marrë pjesë në procese politike, duke i shërbyer regjimit diktatorial deri në grahmat e tij të fundit.

Partia Demokratike ka bindjen se një ushtar i diktaturës më të egër në Europë, që dënon qytetarët me motivacionin “për dëmtim të moralit komunist”nuk mund të jetë shërbëtor i shtetit të së drejtës. Përveçse një hetues i diktaturës, drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, është propozuar nga PS si zëvendëskryetar i KLSH dhe ka punuar në Kryeministri për qeverinë e PS.

Fakti i dytë i rëndë, edhe ky i bërë publik nga media online, është takimi një ditë para votimit, i Prokurorit Altin Dumani me përfaqësuesin e Partisë Socialiste, Ulsi Manja. Altin Dumani ishte një nga kandidatët kryesorë për drejtimin e SPAK dhe ky takim, siç analizon me të drejtë media, për të marrë në KLP votat e kontrolluara nga njëri prej klaneve në Partinë Socialiste, vendos në pikëpyetje profesionalizmin, pavarësinë dhe paanshmërinë e tij. Minimalisht prokurori Dumani ka detyrimin t’i sqarojë opinionin publik motivin e takimit me Ulsi Manjën, një ditë përpara votimit në KLP.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY