Pak nga pak janë zbardhur marrëveshjet mes lidereve të shteteve ballkanike qe jane pjese e mini-schengenit, e inicuar nga kryeministri Edi Rama.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç tha se samiti i Beogradit do të jetë historik në kuptimin e marrëveshjeve konkrete që do të nënshkruhen.
Me hollesisht, Vuçiç konfirmoi gjatë ditës së djeshme se një nga marrëveshjet që pritet të nënshkruhet në Beograd në fund të janarit është liria e lëvizjes përmes aeroporteve respektive.
Kjo do të thotë se shërbimet sigurisë dhe policisë të tre vendeve, do të shkëmbejnë të dhënat, do kenë databazat e përbashkëta dhe në çdo kohë do kenë informacion për çdokënd që ka shkelur në Aeroportet në Tiranës apo Beogradit. Presidenti serb tha se kanë krijuar një softuer te cilin e kane pranuar te gjithe i cili do të ndihmojë në një numër çështjesh.
“Ndërkohë që shërbimet tona të sigurisë dhe policisë do shkëmbejnë të dhënat, do kenë databazat e përbashkëta dhe në çdo kohë do kenë informacion për çdokënd që ka shkelur në Aeroportet në Tiranë, në Aeroportin Nikola Tesla në Beograd etj,-tha ai.
Vuçiç konfirmoi gjithashtu se takimi i radhës do të mbahet në Beograd në fund të janarit dhe tha se ai do të jetë një samit historik, raporton abcnews.al.
//DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/