“Kapja e prokurorit me deputetin e Rilindjes jo shenjë e mirë”, Ish-ministri:...

“Kapja e prokurorit me deputetin e Rilindjes jo shenjë e mirë”, Ish-ministri: Alert i vonuar mbi SPAK, duhet mbajtur pastër…

112
0
Shares

Ish-ministri Ylli  Manjani mendon se pa dyshim alerti i vonuar mbi të shkuarën e drejtuesit të SPAK dhe foto e njërit prej prokurorëve me një deputet të Rilindjes, i kapur në përgjimet e manipulimit të votave, nuk janë shenjë e mirë.

Duke shkruar në Facebook, Manjani shprehet se ligji për SPAK nuk e ka këtë kërkesë specifikisht siç e parashikon për BKH, por problemi etik dhe moral është njësoj shqetësues.

Manjani mendon se Arben Kraja nuk është përzgjedhur në krye të SPAK si hetues i komunizmit. Më tej ai argumenton se në ato fund vite të sistemit më të egër diktatorial, kishte rënë ideja e goditjes penale për shkak të politikës. 

Kam bindjen se dënimi i sotëm i kundërshtarëve politikë me akuza juridikisht absurde si psh kallëzim i rremë, pa bërë fare kallëzim, është shumë herë më i rëndë se hetimi e dënimi për kalim kufiri të cilin e ndalonte dhe e ndalon ligji edhe sot. Pra po krahasoj hetimin dhe denimin penal të dy periudhave dhe nuk e kam fjalën aspak për vrasjet në kufi pa ligj, të cilat nuk i ka bërl hetuesia e kohës, por ushtria dhe policia”,-shprehet ish-ministri i Drejtesise.

Me tej Manjani thekson se sidoqoftë etika dhe mbi të gjitha nevoja për institucione të besueshme kërkon që të shmangeshin zgjedhje të tilla, pasi sipas tij nuk kishte përse të ngarkohej me njolla të tilla një institucion si SPAK.

Por pyetja është, ata që verifukuan e verifikojnë ende prokurorët e gjykatësit, si ka mundësi që nuk paskan pyetur strukturat shtetërore që hetojnë të shkuarën komuniste?!!!

Nga ana tjetër, si ka mundësi që pushtetarët as nuk i fshehin më shenjat e ndikimit mbi punonjësit e strukturace të reja? Dy prokurorë të SPAK i damkosën, një anëtwr të KLP e dekorojnë në Elbasan, një tjetër i zënë në flagrancë me diploma rë fallsifikuara por që e mbajnë në detyrë….

Nuk i maskojnë fare! Nejse e mira e do, që për të ruajtur të pastër autoritetin e SPAK, këto të largohen nga funksionet që mbajnë”,-mbyll komentin e tij Manjani.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY