VIDEO/Pranë Vuçiç Rama i kthehet Kosovës: Refuzimi i pakuptueshëm, plagët e së...

VIDEO/Pranë Vuçiç Rama i kthehet Kosovës: Refuzimi i pakuptueshëm, plagët e së shkuarës nuk shërohen me helm e acid

95
0
Shares

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk ka harruar ti kthejë përgjigje Kosovës, lideret e të ciles refuzuan të marrin pjesë në Samitin e tretë të Minishengenit Ballkanik, që po mbahet në Tiranë.

Ne krah të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, atij të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, dhe kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se “asnjëherë, në asnjë rast, historia nuk tregon se vetëpërjashtimi, vetëizolimi, mbyllja dhe refuzimi të kenë sjellë ndonjë të mirë apo të kenë mbjellë ndonjë pemë me fruta të dobishme për gjeneratat e tjera”.

Më tej, ai deklaroi prerë se kjo nismë nuk do të ndalet, duke shtuar se plagët e vjetra nuk kurohen me helm dhe acid, por me ilaçe.

Duke bashkuar forcat për ta përshpejtuar procesin e integrimit në BE dhe për të krijuar në hapësirën tonë standardet që i përgjigjen 4 lirive të BE’ liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Plagët e të shkuarës nuk kurohen me helm dhe acid por me ilaçe dhe ilaçet nuk jemi të ftuar ti shpikim por të shohim si kanë funksionuar në realitete të ngjashme dhe si dialogu, bashkëbisedimi, diskutimi i hapur, dakordësia për te mos rënë dakord me gjithçka por për të punuara bashkë për ate që biem dakord i kanë cuar popujt para dhe u kanë krijuar gjeneratave kushte shumë më të mira”- tha Rama, duke shtuar se nuk ka ndodhur qe vetëpërjashtimi, mbyllja e izolimi të kenë sjellë ndonjë të mirë apo të kenë mbjellë ndonjë pemë me fruta të dobishme për gjeneratat e tjera”,-tha Rama.

Tiranë – Deklarata e përbashkët për shtypTakimi i 3-të Rajonal për Ballkanin Perëndimor për të diskutuar mbi axhendat e përbashkëta dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal.20-21 Dhjetor 2019

Publiée par Edi Rama sur Samedi 21 décembre 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY