“Morën 1500 euro”, Pronari i shtëpisë së grabitur në Dropull iku dje...

“Morën 1500 euro”, Pronari i shtëpisë së grabitur në Dropull iku dje nga Shqipëria, ja ku dyshon

123
0
Shares

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjirokastër, ku disa persona hynë në një banesë, ku ndodheshin vetëm dy të moshuara, dhe morën një sasi parash.

Mësohet se banesa e vjedhur, sipas BW, është në pronësi të shtetasit Vasil Basho, i cili jeton në Greqi, dhe që pritet të vijë në vendin e tij pas ngjarjes. Në momentin e grabitjes, në banesë ndodheshin vetëm vjehrra e Vashos me një plakë tjetër, që e shoqëronte gjithmonë, dhe që të dyja ishin mbi 80 vjeçe.

Ndonëse zyrtarisht nuk ka ende informacion për grabitjen, i zoti i shtëpisë ka thënë se në banesë kishte 1500 euro dhe 80 mijë lekë të rinj.

Me t’u njoftuar nga policia për grabitjen, ai është nisur urgjent drejt vendit të tij. Në deklarimet e para në polici, ai ka thënë se dyshon te personat e zonës. Nga ana e saj, policia ka shoqëruar deri më tani 8 persona nga fshati, qyteti dhe zonat përreth.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY