Makina e prokurorit e dëmtuar totalisht me lëndë plasëse, policia: Dëmtohet dhe...

Makina e prokurorit e dëmtuar totalisht me lëndë plasëse, policia: Dëmtohet dhe makina ngjitur

109
0
Shares

Policia ka bërë me dije informacionrt e para zyrtare pas shpërthimit të madh në Vlorë.

Zyrtarisht, konfirmohet djegia e makinës së prokurorit, ndërsa hetimet vijojnë.

Informacion paraprak

 Rreth orës 06:45, në lagjen “29 Nëntori” Vlorë, automjeti tip Volskwagen dyshohet se është dëmtuar plotësisht me lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit dyshohet se është dëmtuar pjesërisht edhe një automjet tjetër i parkuar afër.

Nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Mjeti Volkswagen është në pronësi të shtetasit A.K, me detyrë Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Për këtë ngjarje, është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të cilët po merren me zbardhjen e ngjarjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY